Kosova
HATAJA E MADHE/ SHBA: Nëse Kurti do bashkëpunonte, Kosova do të ishte në Këshillin e Evropës
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se, po të kishte Qeveria më shumë bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Kosova do të ishte tashmë e anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Për më tepër, sipas tij, Kosova do të kishte një rrugë më të qartë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai është pyetur edhe për thënien që përdori, “mos urinoni në pragun e derës së klubit që dëshironi t’i bashkoheni”, për të cilën tha se mesazhi ishte mjaft i qartë nese Kosova do te jete pjesë e një komuniteti si Bashkimi Evropian apo pjese e NATO.
Hovenier, potencoi se pengesat e kanë bërë më të vështirë bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-ve. Sipas tij, “kjo nuk është çështje e SHBA-ve dhe e Kosovës, por kjo është çështje e miqve të Kosovës”.
“Kur ka pengesa në bashkëpunim është më e vështirë për ne që të jemi aq efektiv sa do të donim për ta ndihmuar Kosovën ta çojë përpara vizionin e saj” – theksoi ambasadori Howenier
SHBA-të vazhdimisht kanë kritikuar ashpër Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, posaçërisht sa i përket veprimeve të ndërmarra në Veri të vendit.
Zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit kane thënë hapur se raportet me qeverinë nuk janë në nivel të duhur, kjo për shkak të veprimeve, siç i quajnë ata, të njëanshme që ekzekutivi ka ndërmarrë në Veri te vendit.
…
Në hetimet për të gjetur fajtorët pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, janë të angazhuar drejtpërdrejt agjentë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimeve në Kosovë.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se sulmi terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, i cili dëmtoi infrastrukturën kritike të Kosovës më 29 nëntor, po hetohet edhe nga FBI-ja – agjencia federale e sigurisë dhe hetimeve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe shtoi se akoma s’mund të thotë konkretisht se kush është përgjegjës për këtë sulm.
Hovenier, ka vlerësuar se nëse presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zgjidhej Kamela Harris, do të kishte ndonjë rishikim të politikave dhe ndryshime persa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas tij, çështja e shkëmbimit territorial e cila diskutohej në kohën e Administratës së parë të presidentit aktual Donald Trump, nuk do të ishte mënyra e duhur dhe ka theksuar se sa herë që një administratë e re vjen në pushtet, ata rishikojnë politikat sepse rrethanat ndryshojnë dhe ata zgjidhen për të zbatuar disa ndryshime në politika.
“Çështja Kosova-Serbi nuk ishte aq lart në agjendë gjatë fushatës dhe asnjëri nga kandidatët nuk kishte ndonjë qëndrim shumë thelbësor për ndonjë ndryshim për këto çështje” – deklaroi Hovenier