Connect with us

Bota

I vuri flakën një gruaje në metro në Nju Jork dhe më pas vazhdoi të rrinte ulur ndërsa ajo digjej

Një gruaje që ishte duke fjetur në një stacion metroje në Brooklyn, Nju Jork, vdiq pasi iu vu zjarri në mëngjesin e të dielën, tha Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut.
I dyshuari është një emigrant nga Guatemala i cili ka hyrë në SHBA në vitin 2018, njoftoi policia. Ai i është afruar “me qetësi” viktimës, e cila ishte ulur e po flinte, teksa ai me gjasë i ka ndezur rrobat me çakmak, duke bere qe gruaja te merrte flakë “brenda pak sekondash” transmeton index.hr .
Për shuarjen e zjarrit u thirrën shërbimet e urgjencës, por gruaja u konstatua e vdekur në vendngjarje. Gjatë asaj kohe i dyshuari rrinte i ulur i qetë në stacion, teksa akti i tij është kapur nga kamerat dhe është njohur nga dëshmitarët. Për momentin nuk ka informacione të tjera për viktimën.
Metroja e Nju Jorkut gjatë muajve të dimrit është shpesh një strehë për njerëzit e pastrehë që ikin nga të ftohtit. Moti është i ftohtë në Nju Jork për momentin, me temperatura që bien deri në -10 gradë gjatë natës.

Advertisement