Aktualitet
Erind Gërmenji zgjidhet nënkryetari i ri i KLP

Erind Gërmenji ështe zgjedhur nënkryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Procesi i votimit u zhvillua me dy raunde dhe në garë ishin tre anëtarët jo magjistratë Erjon Fejzulla, Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji. Kandidati Erjon Fejzulla siguroi vetëm një votë në raundin e parë, ndërsa Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji nga pesë vota secili. Për shkak të pikëve të barabarta, dy kandidatët vijuan garën dhe anëtari Erind Gërmenji siguroi gjashtë vota të 11 anëtarëve të këshillit, duke fituar pozicionin e nënkrytarit të KLP.
Ky pozicion mbahej më parë nga nga ish-anëtari jo magjistrat, Tartar Bazaj. Ndërsa 8 muaj më parë pas përfundimit të mandatit të ish-kryetarit të KLP, Alfred Balla, disa muaj më parë, KLP zgjodhi si kryetare kandidaten e vetme, Mirela Bogdani. Megjithëse 11 anëtarët e KLP-së vijnë nga radhët e prokurorëve, legjislacioni përcakton se pozicionet drejtuese duhet të mbahen nga anëtarët jo magjistratë.
Nënkryetari i ri i zgjedhur i KLP-së, Erind Gërmenji ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2004 dhe në vitin 2011 ka përfunduar Masterin e Nivelit të Dytë në “Shkencat Juridiko Penale” pranë Universitetit “Justiniani I”. Prej vitit 2005 dhe në vijim, ai ushtron profesionin e Avokatit. Sipas jetëshkrimit të Gërmenjit, i cili është publikuar në faqen zyrtare të të KLP, nga viti 2017 ai ka qenë pjesë e këshillit të përgjithshëm drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Tiranë. Në vitin 2019 e në vijim është i atashuar pranë Fakultetit të Drejtësisë si pedagog i jashtëm i lëndës së të Drejtës së Punës.

