Sport
“Mendoj për Italinë, por jo shumë”! Cristian Shpendi e thotë hapur: Do të pranoj Shqipërinë nëse më fton e para…
Cristian Shpendi është duke kaluar një sezon fantastik me Cesenën në Serinë B. Ritmi i sulmuesit shqiptar ka rënë pak pas kthimit nga dëmtimi, megjithatë ky emër mbetet mes atyre më të kërkuarëve në Serinë A.
Në Itali dhe jo vetëm, po vuhet shumë sa i përket një sulmuesi të mirëfilltë.
Për këtë arsye Cristian Shpendi ka marrë edhe më shumë vlerë me golat e realizuar në Serinë B.
Në një intervistë të fundit për mediat italiane sulmuesi shqiptar tregon se mendon ende sadopak për një ftesë nga Italia, por e ka bërë të qartë se nëse Shqipëria e fton në mars, do të grumbullohet me kuqezinjtë dhe nuk do të pres më gjatë.
“A mendoj për Italinë? Po, mendojë për të, por aq sa duhet, jo më shumë. Për momentin mendoj më shumë për Shqipërinë.
Nëse do të vinte një ftesë nga Italia, do ta mendoja me qetësi. Italia është gjithmonë Italia, edhe nëse… Por nëse Shqipëria do të më ftoj e para, do t’i them “PO” Shqipërisë”, tha Cristian Shpendi.