Connect with us

Kronike

Përplasen dy mjete në aksin Cërrik-Gramsh, një i vdekur e dy të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Top Channel mëson se viktima është rreth 50 vjeç. Të përfshirë në aksident janë një mjet tip “Mercedes Benz” dhe një “Opel”.

Advertisement