Kosova
MESAZHI I PRERE/ Ose Kosova do të bashkëpunojë me SHBA-në, ose do të përballet me pasoja të rënda
Baton Haxhiu duke komentuar deklaraten e fundit te Richard Grenell dhe akuzat e tij ndaj kryeministrit te Kosoves, tha se Grenell nuk ka harruar që Kurti e sfidoi hapur gjatë mandatit të parë të Trumpit, duke rrëzuar marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata amerikane dhe duke kundërshtuar planet e Washingtonit për Ballkanin. Sipas tij, tani që republikanët janë kthyer në pushtet, Grenell po e bën të qartë se nuk do të ketë tolerancë për një qeveri që nuk është në linjë me politikën amerikane.
“Nuk është thjesht një qëndrim personal i Grenellit, por një pozicion zyrtar i administratës Trump. Nëse Kosova vazhdon të udhëhiqet nga një lider që Washingtoni nuk e konsideron partner të besueshëm, atëherë marrëdhëniet historike mes dy vendeve mund të hyjnë në krizën më të rëndë ndonjëherë” – ka deklaruar Haxhiu duke shtuar se Albin Kurtit nuk i ka mbetur më shumë hapësirë për të manovruar.
“Me një administratë amerikane që e sheh atë si një problem dhe me një emisarin më të fuqishëm të Trumpit që po e shpall haptas si të pabesueshëm, Kosova është në prag të një izolimi diplomatik të pashmangshëm. Nëse Kurti nuk ndryshon kurs dhe nuk pranon të bashkëpunojë në linjë me politikën e re të SHBA-së, atëherë mund të vijë një presion i fortë diplomatik dhe ekonomik që mund ta rrëzojë qeverinë e tij më shpejt nga sa ai e mendon” – ka theksua analisti duke shtuar se kjo nuk do të jetë hera e parë që SHBA përdor mekanizma të fortë për të larguar një lider që nuk i përshtatet interesave të saj.
“Mesazhi i Grenellit është i qartë dhe i pakompromis: SHBA nuk do të pranojë më një qeveri të udhëhequr nga Kurti. Kosova është përpara një momenti kritik: ose të zgjedhë rrugën e bashkëpunimit me aleatin më të madh, ose të përballet me izolimin dhe pasojat e një përplasjeje me administratën Trump” – ka potencuar analisti Baton Haxhiu.