Connect with us

Kronike

I buzëqeshur para kamerave/ Momenti kur Safet Bajri mbërrin në Drejtorinë e Policisë

Safet Bajri ka mbërritur në drejtorinë e Policisë në Tiranë. Siç shihet edhe në foto, Bajri është i prangosur dhe i shoqëruar nga oficerët e Forcave Speciale të RENEA-s.

Bajri është arrestuar ditën e sotme në banesën e tij me urdhër të SPAK. Urdhëri i arrestit ndaj tij është caktuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018.

Bëhet me dije se masë sigurie për të njëjtën ngjarje është caktuar edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin. Bilali është momentalisht në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re.

Fatbardh Lici u ekzekutua në Shkodër më 10 gusht 2018. 53-vjeçari u ekzekutua teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras. Lici njihet edhe si kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i “forti” i Shkodrës.

Advertisement