Connect with us

Bota

I emëruari i Donald Trump bllokon fushatën e vaksinës kundër gripit në SHBA

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bllokuan një fushatë që promovonte vaksinat e gripit sezonal dhe anuluan një konferencë të madhe me ekspertë të gripit vetëm disa ditë pasi skeptiku i hapur ndaj vaksinave, Robert F. Kennedy Jr. u bë zyrtari më i lartë shëndetësor i vendit.

Nën udhëheqjen e Kennedy, CDC e tërhoqi fushatën që kishte për qëllim nxitjen e njerëzve me rrezik të lartë për t’u vaksinuar.

Reklamat përdorën kafshët si një analogji për vaksinën që sipas fushatës do e bënte grupin e personave me probleme shëndetësore më pak të rrezikuar nëse bënin vaksinën, shkruan NY Post.

Por stafit të CDC-së iu tha në një takim me përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare për Imunizimin dhe Sëmundjet e frymëmarrjes se fushata nuk do vijonte, raportoi gazeta.

Të enjten, HHS më pas urdhëroi CDC të shtyjë pafundësisht një takim të komitetit të tij këshillues për vaksinat – të cilin Kennedy e ka kritikuar në të kaluarën – të planifikuar për 26 shkurt dhe 28 shkurt, raportoi Washington Post.

Informacioni rreth fushatës u hoq më pas nga faqja e internetit e CDC.

Lëvizjet vijnë më pak se një javë pasi Kennedy u betua si sekretar i Shëndetësisë, i përzgjedhur nga presidenti Trump.

Advertisement