Kronike
25-vjeçarja plagos me thikë të dashurin, detajet e para rreth ngjarjes

Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Raportohet se një 25-vjeçare ka plagosur me thikë të dashurin e saj. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Ndaj të resë ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. K., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, të dashurin e saj”-thuhet në njoftimin e policisë.

