Aktualitet
Shqipëria u lëkund disa herë gjatë orëve të para të mëngjesit, epiqendra dhe magnituda

Një seri lëkundjesh tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.
Tre lëkundje janë regjistruar rreth 20 minuta larg njëra tjetrës të cilat kanë qenë 2.0 në shkallën Rihter, 25 km në jugperëndim të Tiranës.
Gjithashtu një tjetër lëkundje është regjistruar në qendër të Elbasanit me magnitudë 2.2, një tjetër në Funar të Elbasanit me magnitudë 2.3 në shkallën Rihter e më pas një tjetër me magnitudë 3.1 në Labinot.
Pra vetëm në orët e fundit, vendi ynë është përfshirë nga një seri tërmetesh me magnituda të vogla në zonën e Shqipërisë, afër Tiranës dhe Elbasanit.

