Politike
“U lashë një letër…”/ Berisha i prerë pas daljes nga SPAK: Merr fund më 11 maj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku firmosi prezencën e tij në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”.
Berisha ndau një detaj nga firma e tij në procesverbalin e prezencës, duke e konsideruar si një tjetër shembull të kontrollit politik mbi drejtësinë. “Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.”
Ai sqaroi se kishte bërë një fletë të veçantë ku la një mesazh të drejtpërdrejtë për qeverinë: “Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025. Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë.”
Duke vijuar më tej, Berisha theksoi rëndësinë e betejës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme: “Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha betejave.”
Ai akuzoi qeverinë për manipulime dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor: “Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra.”
“Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje. Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.
Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Tani vazhdon. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjithave. Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra”, u shpreh ai.

