“Pas 4 vitesh si deputet, hyra në primare me bindjen për të parë mbështetjen e demokratëve dhe dola i pari. Gjatë mandatit kam denoncuar kontrabandën e naftës, braktisjen e bujqësisë dhe kam qenë një nga deputetët më aktivë të opozitës. Por sot më njoftuan se nuk do të jem pjesë e listës, sepse jam ‘SPAKIST’,” shkruan ai.
Deputeti thekson se ka mbështetur reformën në drejtësi dhe institucionet e SPAK e GJKKO-së, duke i konsideruar si strukturat më të besuara në vend.
“Për asnjë moment nuk kam vënë në dyshim mbështetjen time për këto institucione. Kanë futur në burg njerëz me pushtet dhe për mua kjo është një medalje nderi,” thekson ai, duke shtuar se nuk ka keqardhje personale, por ndjen keqardhje për demokratët që e mbështetën.
Ai paralajmëron se vendimi për ta lënë jashtë listës do të ketë pasoja elektorale për PD-në në Elbasan.