Connect with us

Politike

Rama ironizon Bashën: Fli gjumë se lindur me këmishë nate, u futa në listë të mbyllur se u zgjove ti

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish kreu të koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha pas videos së publikuar ditën e djeshme në rrjete sociale.

Përmes një videoje të publikuar në facebook, Rama i përgjigjet Bashës edhe për deklaratën ku thotë se kryeministri ka frikë dhe prandaj ka kandiduar në listën e mbyllur të Tiranës.

“Ej po prapë përgjumësh ti mor burrë. Si pyeta unë për ty kur ishte ti që më çove video? Vetë ma çove, o Ramë ku je, o Ramë ku je. I madh je. Ti në listë të hapur, i fortë je.

Ishalla po ta beson njeri këtë hall kam unë se për mua ok. Po sa herë deputetë do të nxjerrësh në Tiranë apo të gjithë? Më thuaj pak këtë se mezi po pres.

E thashë mo e thashë o Lul por do të jem në listë të hapur kur më rrejti mendja se ti nuk kishte për t’u zgjuar këtë vit, por kur pashë që dole ti në fushë thashë ik me vrap, shko futu aty në listë se erdhi Lul suferina.

Ik se po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dalë në atë rrugën e vet të fitoreve të njëpasnjëshme”, tha Rama.

Sa i përket komentit për gjumin, Rama thotë se ‘gjumi është i dashuruar me Lulin’.

“Eh mor Lul, nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi. Çfarë të të them unë ty. Ti ke lindur me këmishë nate mo vëlla, është i dashuruar gjumi me ty. Nuk të ndahet kur mua nuk më do hiç gjumi. Dua Lulin, dua Lulin”.

Ndërsa ironisë së Bashës për gafën e tij të famshme 7×7, kryeministri iu përgjigj:

“Jo mo jo nuk u përgjigja por thjesht nuk desha të të lëndoj. Për vete je jetim fare, të ikën të gjithë. Madje në fakt ikën ata apo ike ti. Më duket se të nxorën ata nga shtëpia në rrugë të madhe, tek pull por ti aha. Buza vesh më vesh dhe flokët pikë njësoj sikur fitoje me mua.

E më thua mua ku i ke shokët. PS është shtëpi e madhe Lul. Një bie, mijëra ngrihen. Prit prit se sa do të ngrihen me 11 Maj, por euroatlantikëve si do t’u shkojë puna. Hajde artist, forca aty me euroatlantikët. Po si the do tu heq vizat amerikane.  Ore shiko, po kjo aleanca madhështore si të duket më qafsh”, përfundon Rama.

Advertisement