Connect with us

Politike

Galdini ironizon Mediun: Është bërë si “Ministër Amerika

Rikthimi i konsulentit të fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit dhe që Sali Berisha po e shet si lobist për heqje të ‘non gratës’ apo fitoren e zgjedhjeve, ishte një  tematikë e trajtuar…

Analisti Arian Galdini, duke marrë shkas nga video-postimi i fundit nga SHBA-të i Fatmir Mediut me Chriss LaCivita, duke lajmëruar rikthimin në Shqipëri pas informacioneve që kishte ikur, nuk e mungoi ironinë.

“Fatmir Mediu është bërë si “Minister Amerika”. Unë mendoj se do pritet me duartrokitje në aeroport dhe vetë Berisha do e presë me potokoll (ironizon). Nuk ka asnjë ndikim LaCivita as tek ndikimi në zgjedhje dhe as tek heqja e non gratës së Berishës. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në amerikë për lobim, se është brenda strukturës, por në Shqipëri është e vështirë. Këta mercenarë vijnë si strategë, është e tmerrshme se si këta vijnë dhe të pastrojnë politikanët shqiptarë. Është njëlloj sikur të vijnë e të paketojnë paratë që vijnë erë”, tha ai.

Advertisement