Connect with us

Kosova

Hajvan dhe i nderuar/ Albin Kurt kamaleoni ndryshon gjuhë dhe ngjyrë, vetëm për karrigen e pushtetit

Albin Kurti e ka pritur me padurim përgjigjen e Lumir Abdixhikut për një ftesë që i pati për t’u takuar këtë javë. Lideri i Vetevendosjes kërkoi të diskutonte për formimin e qeverisë së re me LDK-në, partinë që jo shume kohe me pare e krahasonte me mizën, duke performuar me duar mbytjen e këtij insekti. Nga partia, të cilës i referohej me term pezhorativ “LyDyKyhi” dhe thoshte se “nuk është demokratike por dokrratike”, kryeministrit në detyrë i kane reaguar zyrtarë të lartë, duke i kujtuar atij qasjen përçarëse dhe arrogante qe pati treguar.

Për Albin Kurtin duket se është normale që t’i referohet një oponenti politik me fjalen hajvan, dhe dy muaj më pas, i njëjti, pa patur asnje realitet tjeter, ta ndryshonte gjykimin apo përshtypjen e tij brenda tetë javësh, duke iu drejtuar me ‘I nderuar’

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje kërkoi 500 mijë vota për t’i bërë, sic tha ate kohe ai, ndryshimet e mëdha. Dhe pasi nuk mori më shumë se 42.30% të votave në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Kurti shprehej i bindur se do t’i bënte votat e mjaftueshme në Kuvend për të qëndruar më tej në pushtet.

Rreth një muaj më vonë, më 4 mars, ai Kurti deklaroi se s’kishte ndryshuar qëndrim ndaj kundërshtarëve qe ai me gojen e tij I kishtu quajtur hajvan.

Por nuk kane kaluar as 2 dite, dhe kryeministri ne detyre nderroj ngjyre si kamaleoni, teksa me nje leter ftese iu drejtuar Lumir Abdixhikut me ‘I nderuar Lumir’, duke harruar pershendetjen e asaj nate shkurti kur I pati thirrur ‘hajvani Lumir’, dhe e gjitha kjo sepse atij I duhen votat e PDK, LDK e te tjereve ne opozite, per te qendruar akoma ne pushtet

Advertisement