Connect with us

Kronike

Kush ndihmoi në vrasjen e Ilaria Sulës? Autori bashkëpunoi edhe me dy shokët e tij

Për autoritet italiane mbetet e mistershme vrasja e studentes shqiptare, Ilaria Sula. Veç autorit të krimit, Mark Samson hetimet janë shtrirë në bashkëpuntorët e tij, ku jo vetëm nëna e tij Nors Marlapz, por edhe dy shokë të Mark Samson mund ta kenë ndihmuar 23-vjeçarin në fazat pas vrasjes së Ilaria Sulës. Dyshimet janë ngritur pasi telefoni i të ndjerës, Ilaria Sula ende nuk është gjetur.

Gjëja e parë që ngre dyshime janë qelizat telefonike me të cilat është lidhur celulari i viktimës pas vdekjes së saj, kur Mark vazhdonte të dërgonte mesazhe për të mashtruar familjarët dhe miqtë e Ilarias. Qelizat e celularit të saj përputhen me vendbanimin e dy të dyshuarve të cilët tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe kanë mohuar të gjitha akuzat.

Dyshimet janë ngjallur nga vështirësitë që autoritetet kanë pasur për të gjetur trupin e Ilarias në zonën pyjore të Polit, në dalje të Romës.

Së fundi, ekziston hipoteza e mbulimit të krimit. Gjyqtari hetues shkruan: Ekziston rreziku konkret që Samson mund të ndikojë tek provat, telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit të Ilarias s’është e qartë gjithashtu për shkak të rolit të një personi të tretë.

Ndërkohë nëna e Mark Samson, Nors Marlapz akuzohet për fshehjen e kufomës. Ajo ka pranuar se ka qenë në shtëpi në momentin e krimit dhe pranoi se ka ndihmuar djalin e saj të pastrojë dhomën e gjumit ku dyshohet se ndodhi vrasja.

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet

Advertisement