Connect with us

Aktualitet

Lidhje me Suel Çelën? SPAK Kontroll tek shtëpia e drejtorit të Ujësjellësit dhe sipërmarrësit (EMRAT)

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një aksion në Elbasan. Me urdhër të prokurorëve Altin Dumani dhe Vladimir Mara, janë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimeve për Suel Çelën. Në kuadër të hetimeve, janë ushtruar kontrolle në disa objekte të ndryshme në qytet.

SPAK ka shkuar te Nazif Bajrami, një biznesmen i njohur fushën e ndërtimit në Elbasan; Mariglen Çoku, administrator i ekipit të Futbollit të Elbasanit, por edhe tek shtëpia e drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Elbasan, Luan Tabaku. Me sa është mësuar, kontrolle nuk ka pasur as në banesën e Çelës dhe në tregun Agroushqimor të qytetit, që është në pronësi të babait të të shpallurit në kërkim, Petrit Çela.

Në zbatim të vendimit të gjykatës, janë bërë kontrolle, sekuestro dokumentash, sendesh dhe parash, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e SPAK lidhur me aksionin që është zhvilluar sot.

Advertisement