Connect with us

Bota

Aksident ajror në SHBA! Helikopteri rrëzohet në lumë, 6 viktima, mes tyre 3 fëmijë

Departamenti i policisë tha se një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson në Nju Jork dhe si pasojë kanë humbur jetën 6 persona.

Sipas CBS News, 6 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha për se të paktën dy persona janë nxjerrë nga uji, por gjendja e tyre nuk dihet akoma.

Autoriteteve, në bord ishin 6 persona nga të cilët 3 ishin fëmijë.

Foto e fundit pak çaste para tragjedisë, Agustin Escobar që humbi jetën me gruan dhe tre fëmijët ishte CEO i Siemens Spanjë (VIDEO)

Agustin Escobar, president dhe CEO i Siemens Spanjë, humbi jetën së bashku me gruan e tij, Merce Camrubi Modal, dhe tre fëmijët e tyre të mitur – 4, 5 dhe 11 vjeç – kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork . Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së enjtes.

Pak para nisjes, Escobar u fotografua duke buzëqeshur me familjen e tij, pa e ditur se këto ishin momentet e fundit të jetës së tyre. Në një foto të dytë, të gjithë janë kapur brenda helikopterit Bell 206L-4 LongRanger IV , pak minuta para fluturimit fatal.

Familja Escobar kishte mbërritur në Nju Jork më herët atë ditë, për pushime familjare.

Agustin Escobar kishte marrë detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Siemens Spanjë në fund të vitit 2022. Me 25 vjet përvojë në pozicione drejtuese në SHBA, Amerikën Latine, Spanjë dhe Gjermani, ai ishte shumë i respektuar në botën e biznesit.

Advertisement