Connect with us

Kosova

Pse Kaja Kallas fluturoi mbi Serbi, por nuk ‘parkoi’ në Beograd

“Partner i fortë i BE-së” – keto fjalë që nuk iu drejtuan kesaj rradhe Serbisë dhe as qytetarëve të saj. Kaja Kalas, në vizitën e saj të parë në Ballkanin Perëndimor, nuk arriti të gjente kohë për të vizituar Beogradin përveç Tiranës, Podgoricës dhe Sarajevës.

Konfirmimi se Kalas do të anashkalonte Kosovën dhe Serbinë ka ardhur nga zëdhënësja e BE-së, Anita Hipper, e cila ka thënë se arsyeja qëndron në “kornizën e kufizuar kohore të vizitës”.

Në një intervistë për median serbe NIN, Jelica Minic nga Lëvizja Evropiane në Serbi tha se Serbia dhe Kosova akoma nuk kanë zgjedhur qeveri të reja dhe agjenda e tyre dypalëshe është e ngecur, me një rritje të vazhdueshme të tensioneve.

Nga ana tjeter, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike ndan një pikëpamje të ngjashme, duke shpjeguar se vendimi për të mos vizituar Serbinë është racional, politikisht i mençur dhe se duhet të ketë një analizë shumë serioze pas këtij vendimi.

“Mesazhi i Kallas ishte: zgjidhini gjërat. Marrëdhëniet Kosove-Serbi duhet të përmirësohen në dy ose tre muajt e ardhshëm, përndryshe mund të ketë pasoja serioze.” – deklaroiDushan Janjic

Advertisement