Politike
“Barazia është e shenjtë për BE-në”/ Rama: Emigrantët do të marrin pension ashtu si evropianët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral me qytetarët e Gramshit, të cilëve u ka premtuar mbështetje nëse duan të investojnë në zonat e tyre. Edhe njëherë tjetër Rama vuri theksin në hyrjen në BE.
“Barazia para ligjit është e shenjtë për BE-në, prandaj duam të hyjmë”, Edi Rama nga Gramshi: Emigrantët do të marrin pension ashtu si evropianët
Para 12 vitesh gjysma e popullit vidhte pjesën tjetër, mjaftojnë t’u përmendim energjinë. Njerëz me borxhe. Barazia para ligjit nuk i lihet Qeverisë. Asnjë shqiptar nuk duhet të kthejë kokën mbrapa. Barazia para ligjit është e shenjtë për BE-në, prandaj hymë atje dhe ju jeni të qetë, sepse është garanci.
Një nga çështjet e rëndësishme janë pensionet, jo vetëm për ne që jemi këtu, por edhe me emigrantët. Por me hyrjen në BE edhe ata do të jenë të qetë, sepse je njësoj si qytetarët evropianë.
Çyrykë janë ata që zgjedhin kënetën dhe jo BE-në” – theksoi Rama.

