Connect with us

Sport

Champions League/ Barcelona-Inter, një përballje e madhe për infarkt, barazim thriller në gjysmëfinalen e parë

Më shumë zgjati minuta e heshtjes në nderim të Papa Françeskut se sa rrjetat e paprekura, para se Marcus Thuram të shënonte golin më të shpejtë (ndoshta ndër më të bukurit po ashtu – ed.) në historinë e një ndeshjeje gjysmëfinale të Champions League pas vetëm 30 sekondash në Estadi Olímpic Lluís Companys.

Por, Barcelona arriti të rikthehej dy herë në barazim në këtë ndeshje tejet emocionuese kundër Inter-it. Së fundi, kryevepra e Raphinha-s nga distanca përfundoi në shpinën e Yann Sommer dhe më pas në rrjetë për ta bërë rezultatin 3-3, vetëm pak sekonda pasi goli i dytë i Denzel Dumfries kishte rikthyer epërsinë e Interit.

Holandezi shënoi golin e dytë për mysafirët, duke bërë një ndeshje për të mos u harruar, por Barça u rikthye me shpejtësi në lojë falë një goli të shkëlqyer nga superylli i ekipit Katalanas Lamine Yamal dhe një goli barazimi shumë të mirë të realizuar nga Ferran Torres, i cili gjeti kohën për të imituar festimin e Stephen Curry-it. Por kjo ndeshje kishte nuk ishte aspak për të mbyllur sytë. Në fund, armeni Henrikh Mkhitaryan mendoi se e kishte bërë rezultatin 4-3 në minutën e 75-të, por u pengua nga flamuri i pozicionit jashtë loje – një vendim i mbështetur shpejt nga VAR. Një sërë rekordesh të tjerë u thyen po ashtu, përpos atij të francezit Thuram.

Barcelona-Inter u bë ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve që regjistroi katër gola para pjesës së parë që nga Valencia-Barcelona në maj 2000 (gjithashtu katër).

Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që shënon në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (17 vjeç e 291 ditë), duke thyer rekordin e Kylian Mbappe (18 vjeç e 140 ditë).

Raphinha (12 gola dhe 8 assistime) e ka tejkaluar Lionel Messi-n për më shumë kontribute në gola në një sezon të Ligës së Kampionëve për Barcelona-n.

Interi reziston në Spanjë ndaj Barcelonës, barazim thriller

Advertisement