Politike
“Berisha nuk e di…”/ LaCivita bie në kurthin e gazetarëve: Isha në Australi, për të ndihmuar…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitorës së Donald Trump, njëkohësisht i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se ka vizituar Australinë për të këshilluar liderin opozitar Peter Dutton, të Partisë Liberale. LaCivita ra në kurth nga gazetarët e fshehtë të “The Guardian”, të cilët pretenduan se ishin të interesuar të punonin me të. Gjatë bisedës me ta, LaCivita u shpreh se ndodhej në Australi dy javë më parë për të ndihmuar Partinë Liberale me problemet e tyre strukturore. Përmes kësaj deklarate, ai po ashtu shpjegon edhe mungesën e tij në Tiranë gjatë kësaj periudhe.
“Isha në Australi para dy javësh, duke ndihmuar Partinë Liberale disa nga çështjet e tyre strukturore që kishin të bënin me Peter Dutton, dhe duket se gjërat po shkojnë disi në drejtimin e duhur”, tha LaCivita.
Ndërsa, i pyetur nëse kjo vizitë e tij në Australi do të ndikojë në fushatën e tij në Shqipëri, LaCivita u shpreh se gjërat në vendin tonë funksionojnë ndryshe.
“Është më ndryshe në Shqipëri, unë përpiqem të jem diskret. Edhe pse nuk duket kështu, më ndihmon të lëviz më lirshëm. Shqipëria është më ndryshe, ndërhyrja amerikane këtu është e inkurajuar, nuk është nga ato vendet e tjera. Por çdo klient është i ndryshëm. Ata nuk e dinin se unë isha në Australi”, tha LaCivitaPor, menjëherë pas kësaj, Koalicioni liberal ka mohuar çdo përfshirje të LaCivitës në fushatë.
“Z. LaCivita nuk po këshillon, nuk ka këshilluar kurrë dhe nuk është i përfshirë në asnjë mënyrë me fushatën e Koalicionit. Z. Dutton nuk është takuar me të”, deklaroi një zëdhënës.
LaCivita, më pas përmes një deklarate për “Guardian Australia”, tha se ai ofron konsulencë për një gamë të gjerë interesash biznesi, por nuk punon për Partinë Liberale, duke mohuar çdo këshillë që ai mund të ketë ofruar për Dutton.
“Unë nuk kam punuar dhe nuk punoj për Partinë Liberale të Australisë. Unë ofroj konsulencë për një gamë të gjerë interesash biznesi… nuk e kam takuar kurrë Z. Dutton, por shpresoj ta bëj kur ai të zgjidhet kryeministër.”
Megjithëse nuk ka prova se ai ka marrë një rol zyrtarë në fushtë, kjo ngjarje ka ndezur debate për ndikimin e administratës së presidentit amerikan Donald Trump në zgjedhjet e Australisë

