Politike
‘Ulëm papunësinë’/ Rama nga Shkodra: Në 2013, vendi po shkonte drejt kolapsit

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, gjatë takimit në Shkodër, u fokusua te zhvillimi ekonomik I vendit gjatë 12 viteve të qeverisjes nga socialistët.
Në vitin 2013, vendi ishte drejt kolapsit, tha Rama, duke pretenduar se me ardhjen në qeveri, shpëtoi vendin nga kriza.
“Populli ishte ai që shpëtoi vendin, duke ndryshuar kahun dhe duke na dhënë neve mundësinë. Vendi ishte ne prag të një kolapsi të dytë. Thuhej rrugë rrugë rrugë, por asnjë rrugë nuk u përfundua. As Rruga e Kombit nuk ishte e përfunduar”.

