Bota
Pakistani nis një operacion ushtarak kundër Indisë, sulmon dy baza ajrore

Pakistani e ka nisur një operacion ushtarak kundër Indisë, pasi e akuzoi atë për sulme raketore në drejtim të tri bazave ajrore pakistaneze mbrëmjen e së premtes. Kjo lëvizje shënon përshkallëzim tjetër të madh të tensioneve mes dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore.
Burime të sigurisë pakistaneze i thanë Radios Mashaal se operacioni mban emrin e koduar “Bunyanun Marsoos”, një fjalë arabe e marrë nga një varg i Kuranit që do të thotë “shtyllë e fortë”.
Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, thirri një mbledhje urgjente të Autoritetit të Komandës Kombëtare për të shtunën. Ky autoritet, ndër të tjera, merret me çështjen e armëve bërthamore.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Asim Munir, dhe i bëri thirrje të dyja palëve që të gjejnë mënyra për ta shtensionuar situatën.

