Politike
Zyra “sekrete” e patronazhistëve/ Shqipëria Bëhet: Një akt i rëndë dhe i papranueshëm, të hetohet!

“Shqipëria Bëhet” ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar rreth fundit të procesit të votimit, ku pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë, u zbuluan nga gazetarët një zyrë “sekrete”, për shkak se ishte pa logo, me patronazhsitë dhe zyrtarë të lartë të administratës, të cilët u larguan me vrap dhe me çanta, kur u zbuluan.
Në një postim në rrjetet sociale, “Shqipëria Bëhet” shprehet se ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, një tjetër dëshmi e frikës që ka kapluar ata që për vite me radhë kanë mbajtur peng demokracinë dhe qytetarët shqiptarë.
“Shqipëria Bëhet” e dënon këtë rast dhe u bën thirrje institucioneve që ta hetojnë menjëherë dhe të bëhet transparencë.
Postimi i plotë
Vetëm një orë para mbylljes së votimeve, një zyrë e fshehtë patronazhistësh u kap mat nga gazetarja Ambrozia Meta, në rrugën Marko Boçari në Tiranë. Pamjet tregojnë qartë sesi individë të lidhur me makinerinë e vjetër politike, sapo panë kamerën, u larguan me vrap, duke marrë me vete çfarë mundën.
Ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, një tjetër dëshmi e frikës që ka kapluar ata që për vite me radhë kanë mbajtur peng demokracinë dhe qytetarët shqiptarë.
Nisma Shqipëria Bëhet dënon me forcë këtë ngjarje dhe bën thirrje për hetim të menjëhershëm e transparent!
Çdo zyrë e fshehur është skenari i frikësimit nga vota e lirë e shqiptarëve.

