Connect with us

Politike

Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve!

Nga Mentor Kikia
150,000 vota dhe 3 deputetë. Ky është një problem i sistemit zgjedhor, që PS e PD e bënë për veten e tyre.
Por mendoj se partitë e reja humbën një shanc të madh këto zgjedhje.
“Rama duhet të ikë, Berisha nuk duhet të vijë”. Kjo ka qenë shprehja që kam dëgjuar shumë para zgjedhjeve. Për këtë arsye, shumëkush mendonte se në mes atij që kërkon mandatin e katërt dhe atij që kërkon të rikthehet për herë të katërt, ka një shesh, tokë të lirë. Dhe kjo tokë u takonte atyre që do të quheshin “Alternativa e tretë”.
Këtu nisi beteja. Nja 10 subjekte dhe grupe, menduan se ishin alternativa e tertë. Ata ishin kundër Ramës dhe Berishës, por po kaq kundër njëri-tjetrit. Ata nuk u bashkuan e nuk bashkëpunuan. I kapi deliri, u bënë fodullë, filluan të flasin për grupet e tyre parlamentare. Njëri thoshte 7 mandate, tjetri 13, tjetri 71…
Përfundimisht, të gjithë bashkë vetëm 3-4 …
Ndërkohë, në kuti mungojnë rreth 200 mijë vota, pra kaq njerëz kanë refuzuar të shkojnë të votojnë. Sepse përtej madhështisë së fitores, numri i votuesve është më i vogël se në 2021.
Tani presim të shikojmë sesa nga këta do ta vazhdojnë projektin politik, apo sa do të dorëzohen sikurse kanë bërë më herët shumë parti të reja.
Dhe, nëse vazhdojnë, janë ende në kohë të koordinojnë aksionin e tyre politik, edhe jashtë parlamentit.
Advertisement