Connect with us

Kosova

Gërmime në varrezat e Dragodanit, Hoti: Ka gjetje, mund të jenë të luftës!

Në varrezat e Dragodanit në Prishtinë janë kryer gërmime këtë të mërkurë pasi dyshohet se është zbuluar një trup që mund t’i përkasë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti.

Ai theksoi se është ADN-ja që do të zbulojë të vërtetën nëse i përket apo jo trupi një personi që ka humbur jetën gjatë luftës.

“Po, ka gjetje, mund të jenë të luftës, por këtë e përcakton ADN-ja,” ka deklaruar shkurt Hoti.

Autoritetet janë në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së për të konfirmuar identitetin dhe prejardhjen e mbetjeve trupore të gjetura.

Advertisement