Aktualitet
Qendra e mbyllur, “paralizohen” akset rrugore të Tiranës, kaos trafiku në kryeqytet

Edhe pas samitit të Komunitetit Politik Europian (KPE), bllokimi i qarkullimit në një pjesë të rrugëve të Tiranës ka vijuar edhe ditë e sotme (e shtunë).
Teksa rrugët që të çojnë në qendrën e Tiranës janë të bllokuara prej dy ditësh si pasojë e aktiviteteve të larta ndërkombëtare, akset rrugore të kryeqytetit janë të tejmbushura me mjete që përpiqen të qarkullojnë.
Një situatë kaotike raportohet edhe sot në rrugët e Tiranës ku vihet re trafiku i rënduar i mjeteve.

