✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama nuk kursen kritikat: BE e ka deleguar diplomacinë e saj tek Trump

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qasjen e Europës ndaj diplomacisë për luftën në Ukrainë, duke deklaruar se kontinenti ia ka deleguar presidentit amerikan, Donald Trump, përgjegjësinë për të zhvilluar dialogun me Rusinë. Deklaratat u bënë në Dublin, përpara samitit të Komunitetit Politik Europian.

I pyetur nëse Europa duhet të caktojë një përfaqësues për të negociuar, Rama tha se nuk po propozonte një zgjidhje konkrete, por po vinte në dukje atë që e konsideron si një gabim strategjik të vendeve europiane.

Sipas tij, Europa e ka lënë diplomacinë në duart e Trump dhe kjo qasje do të ketë pasoja gjithnjë e më të kushtueshme nëse nuk ndryshon. Rama argumentoi se vendet europiane duhet të rikthehen te dialogu me Rusinë, pa ndërprerë mbështetjen për Ukrainën.

Pyetja: Pra ju sugjeroni që të caktohet dikush që të flasë?

Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk po sugjeroj asgjë. Thjesht po them që nuk duhet të flasim, nuk duhet të tregojmë me gisht kur gishti drejtohet nga Hëna. Çështja është që Europa e ka jashtë kontraktuar diplomacinë e saj tek Doland Trump dhe ky është rezultati. Kështu që ajo çka duhet të bëjë Europa është të kuptojë se ky gabim ka një çmim dhe ky çmim do të bëhet gjithmonë e më i lartë e i kushtueshëm nëqoftëse Europa nuk sprapset për të folur me Rusinë, ndërkohë që mbështet Ukrainë sepse ky është cikël i historisë ku Europa ka qenë e jashtëzakonshme dhe ka bërë atë çka duhet bërë. Pra, për të mos lënë agresionin që të imponoje vullnetin e vet mizor në Ukrainë.

Advertisement