Connect with us

Aktualitet

Shembet muri rrethues i një banese, zë poshtë një 4-vjeçare, e mitura ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në fshatin Suk 2 të Roskovecit, nga ku mësohet si pasojë e shembjes së një muri rrethues ka humbur jetën një vajzë e mitur 4-vjeçare. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40. Po ashtu në njoftim thuhet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement