Connect with us

Politike

Tha se do i hante të gjallë po të preknin votat, Tomor Alizoti: Nuk kishim çfarë të bënim ndaj bandave

Tomor Alizoti falenderon të gjithë demokratët në Elbasan për votën në 11 maj.

Edhe pse PD pësoi humbje tronditëse në këtë qark dhe në gjithë Shqipërinë,  drejtuesi politik i Elbasanit shprehet se votuesit opozitarë ishin në presion këto zgjedhje, teksa iu desh të përballeshin sipas tij, me bandat dhe zyrtarët e Elbasanit.

Alizoti më tej i quan heronj ata demokratë që nuk u trembën dhe nuk votuan në simbiozë me krimin.

“Dua të falenderoj nga zemra dhe ti përulem të gjithë atyre që besuan dhe tejkaluan presionin, duke zgjedhur Partinë Demokratike. 

Personalisht i ndihem borxhli të gjithë qytetarëve të qarkut të Elbasanit. Si atyre demokratëve që nuk morën nga zgjedhjet atë që prisnin, por edhe atyre jo demokratëve që u trajtuan si kavje nga bandat dhe zyrtarët e Elbasanit. 

Edhe pse përgjegjësia e PD-së për intimidimin, dhunën, blerjen nuk është direkte, sërisht unë ndjehem i prekur që qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës.

Heronj të vërtetë janë ata mijëra demokratë që nuk u trembën nga pushteti në simbiozë me krimin. 

Faleminderit vajzave dhe djemve, komisionerëve e numëruesve të PD-së. Ju qëndruat ndaj, trafikantëve, administratës më të korruptuar. Ne nuk e harrojmë kurrë, opozita është qëndrim ndaj së keqes. Ju jam mirënjohës”, shkruan Alizoti.

Gjatë fushatës elektorale, Tomor Alizoti deklaroi se do i hanin të gjallë, nëse guxonin të preknin votat e demokratëve.

Tani thotë se nuk kishte se çfarë të bënte

Advertisement