Connect with us

Politike

Berisha: Nëse dëshiron, Alimehmeti mund të kandidojë për kryebashkiak

Kreu i PD-së Sali Berisha foli lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku opozita pësoi një humbje të thellë.

Berisha u ndal te dy kandidatët e Tiranës, që morën më shumë vota nga PD, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti.

Kryedemokrati theksoi se Tabaku bëri nga fushatat më intensive që mund të jetë bërë.

Sa i përket Ilir Alimehmetit, Berisha shpreh keqardhje që ai nuk do jetë në parlament, por shtoi në fund se nëse ai dëshiron mund të kandidojë në garën për kryebashkiak të Tiranës.

Berisha: Është deputetja më e votuar e PD. Nuk kam asnjë të dhënë për atë që thotë zonja Kalaja. Mendoj se çdo njeri, para se të bëjë akuzë, duhet të paraqesë fakte dhe dokumente. Di që Tabaku ka bërë një fushatë më intensive që mund të jenë bërë.

Them pakti që ata performuar në atë shkallë dëshmon reputacionin e tyre dhe ndjej keqardhje që Alimehmeti nuk është në parlamenti me atë mbështetje që e ka siguruar. Është meritë e tij. Është personalitet me reputacion të lartë. PD nuk ka vetëm parlamentin.

Advertisement