Connect with us

Bota

Sulmi rus me 12 të vdekur/ Zelensky: Heshtja e Amerikës po e inkurajojnë Putinin

Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë në mediat sociale pas sulmit rus me dron dhe raketa gjatë natës, duke thënë “heshtja e Amerikës dhe heshtja e të tjerëve në botë vetëm sa e inkurajon Putinin”.

Presidenti ukrainas filloi duke falënderuar ekipet e shpëtimit që punojnë në 30 qytete dhe fshatra të Ukrainës pas sulmit, i cili është një nga më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës.

Ai tha se objektivat ishin Kievi dhe 11 rajone të tjera, dhe theksoi se viktimat përfshinin fëmijë.

Çdo sulm i tillë terrorist nga Rusia është një arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë”, tha ai, duke përsëritur komentet e tij pas sulmit të mëparshëm gjatë natës.

Vendosmëria ka rëndësi tani – vendosmëria e Shteteve të Bashkuara, vendosmëria e vendeve evropiane dhe e të gjithë atyre në botë që duan paqe”, shkroi ai.

Advertisement