Bota
Kryeministrja daneze e ashpër: Ditën Putini flet për negociata, natën bombardon Ukrainën

Sulmet e fundit në Ukrainë gjatë fundjavës kanë vërtetuar se Moska nuk është e interesuar për paqen, tha sot kryeministrja daneze Mette Frederiksen.
“Gjatë ditës Putini flet për negociata, pastaj bombardon Ukrainën gjatë natës”, u tha Frederiksen gazetarëve në një takim të liderëve nordikë në Finlandë.
Rusia nisi gjatë natës atë që forcat ajrore ukrainase e përshkruan si sulmin më të madh me dronë të luftës deri më tani. Frederiksen tha se udhëheqësit nordikë ranë dakord që vendet e tyre do ta mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke shtuar se mbështetja mund të nënkuptojë ndihmë ushtarake, investime në industrinë mbrojtëse të Ukrainës dhe bashkëpunim me kompanitë ukrainase.
Në lidhje me Lindjen e Mesme, kryeministri danez deklaroi se “duhet të ushtrojmë presion mbi Izraelin, është e papranueshme që ndihma (humanitare) të mos lejohet” të hyjë në Rripin e Gazës. Frederiksen deklaroi gjithashtu se “tani nuk është koha e duhur për të njohur Palestinën si shtet”.

