Bota
Autobusi përplaset me një furgon, ndërrojnë jetë 15 studentë! Mbi 30 të plagosur

Një autobus në i cili po transportonte studentë, është përplasur me një furgon pasagjerësh në Malajzinë veriore, pranë kufirit me Tajlandën.
Nga ky aksident janë shënuar 15 viktima e më shumë se 30 të lënduar. 13 prej viktimave ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët në spital, pasi nuk u mbijetuan dot lëndimeve të marra nga aksidenti i rëndë.
Të 15 viktimat janë student, të Universitetit Pendidikan Sultan Idris, raporton Malay Mail. Aksidenti fatal ndodhi në orën 1:10 të mëngjesit, kur autobusi i marrë me qira që transportonte studentët për në kampusin e tyre në Tanjung Malim, Perak, u përplas me një furgon me pasagjerë.
Një tragjedi e tillë vjen një muaj pas një aksidenti tjetër fatal, të shënuar më 13 maj, i cili u mori jetën 9 anëtarëve të Njësisë së Rezervës Federale në Teluk Intan, Perak. Për vite me radhë, Malajzia përjeton aksidente të tilla të rënda me pasoja të mëdha njerëzore.

