Bota
Somnambulet e Europes ne rrugen drejt kaosit/ Macron kerkon nje rol ne tryezen e superfuqive

Macron ka thënë se ka rënë dakord të përshpejtojë negociatat midis fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin e tij bërthamor të kontestuar. Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë me dije se ka marrë një telefonatë nga homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian.
Macron ka thënë se ka rënë dakord të përshpejtojë negociatat midis fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin e tij bërthamor të kontestuar.
“Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe është detyrë e tij të ofrojë çdo garanci se qëllimet e tij janë paqësore”, ka shkruar Macron në një postim në X.
Ai përfundon duke thënë se është “i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta dhe për të shmangur rreziqe më të mëdha”.
Për ta arritur këtë, vijon ai, “ne do të përshpejtojmë negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët e saj evropianë me Iranin”

