Thinking ...
Connect with us

Kosova

Deklarata e fortë e mikut të Kadri Veselit: Nëse ata janë fajtorë, atëherë fajtor është çdo ushtar i UÇK-së

Gëzon Berisha, mik i Kadri Veselit dhe ish-ushtar e bashkëpunëtor i UÇK-së, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Në një intervistë për Top Channel, Berisha tha se vendimi, sipas tij, nuk prek vetëm katër ish-liderët e UÇK-së, por edhe ata që kanë qenë pjesë e luftës për pavarësinë e Kosovës.

Ai kërkoi që historia e luftës së UÇK-së të mos tjetërsohet dhe e përshkroi atë si një luftë për liri, në kundërpërgjigje të dhunës dhe krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Nëse njëri prej tyre është fajtor, atëherë pjesë e atij faji jam dhe unë dhe çdo ushtar i Ushtrisë Çlirimtare”, u shpreh Berisha.

Gëzon Berisha: Absolutisht jo. Kjo gjykatë është themeluar për Shtëpinë e Verdhë dhe ajo dështoi. Asnjë dëshmitar aty nuk ka qenë tamam, kanë qenë të manipuluar, mashtrues, shumica prej tyre janë edhe bashkëpunëtore të Serbisë. Është turp për ndërkombëtarët me çfarë dëshmish kanë vendosur.

Gëzoni përcolli djalin e Kadri Veselit për në Hagë me shpresën se sakrifica e tyre do të përfundonte me drejtësi. Por lajmi ka vrarë shpresën e popullit të Kosovës dhe është përjetuar me tronditje të thellë.

Një ndër fjalët që biseduam ishte mos hajde pa trimat. Mos na u kthe pa ta! Unë procesin gjyqësor e kam ndjekur në zyrë dhe me thënë të drejtën mu përmbys. Madje edhe hapje qetësimi kam përdorur se nuk kam mundur të përballoj atë goditje aq të madhe që nuk e kam pasur nga paslufta deri më sot”, u shpreh më tej.

Për ushtarin e UÇK dënimi nuk ka emra të përveçëm, por këmbëngul se aktgjykimi dëmton historinë e vendit dhe ndaj ka një ftesë për të qenë njëzëri në thirrjen: në emër të popullit jeni të pafajshëm.

Nuk është çështja këtu po dënohet Jakupi, Hashimi, Veseli apo Rexha… po dënohet lufta! Po nëse dënohet i zoti i shtëpisë, dënohet gjithë ajo shtëpi. I ftoj të gjithë shqiptarët anembanë të bëhemi bashkë për shkallën e dytë të jemi unik”, përfundon Gëzon Berisha.

Familjarët dhe mbrojtja po ndjekin hapa të mëtejshme për të apeluar vendimin me 81 vite burg për ish krerët e UÇK.

Advertisement