Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

U abuzua seksualisht nga tezja dhe djali i hallës, dalin detaje tronditëse nga rasti i 12 vjeçares

Një rast i rëndë abuzimi seksual ndaj një 12-vjeçareje në Tiranë është bërë publik ditët e fundit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e personave të tjerë të mundshëm.

Gazetari Eraldo Harlicaj, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, tha se rasti u zbulua pasi e mitura kërkoi ndihmë te psikologia e shkollës. Sipas tij, vajza kishte treguar se kishte shpërndarë materiale intime te disa shoqe, të cilat më pas i kishin shpërndarë më tej dhe e kishin bullizuar online.

Nga bisedat me psikologen, mësuesen dhe drejtuesin e shkollës, sipas gazetarit, ka dalë në pah edhe përfshirja e një të afërmi të miturës. Rasti më pas iu referua policisë dhe, gjatë hetimeve në telefonin e vajzës, u gjetën materiale që autoritetet po i verifikojnë.

Harlicaj tha se sipas të dhënave të bëra publike deri në këtë fazë, bëhet fjalë për episode të ndara dhe jo për një veprim të përbashkët mes personave të dyshuar. Ai shtoi se po hetohet edhe mundësia e përfshirjes së personave të tjerë.

Gazetari tregoi gjithashtu se prindërit e 12-vjeçares nuk kishin dijeni për ekzistencën e materialeve dhe se përballja me situatën ka shkaktuar një tronditje të fortë emocionale te familja.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të rastit dhe përgjegjësitë konkrete të personave të përfshirë.

Advertisement