Bota
Kreu i Moosad: Kemi qene, jemi e do të jemi në Iran, harrojeni se do ikim lehtë

Shefi i Mossad-it, David Barnea, të mërkurën publikoi një fragment të rrallë video për publikun nga një fjalim drejtuar agjentëve të tij të Mossad-it të përfshirë në operacionet kundër Iranit më 13 qershor dhe më pas.
Pothuajse duke u tallur me Teheranin, ai u tha agjentëve të tij të Mossad-it: “ne do të [vazhdojmë] të jemi atje, siç kemi qenë atje”.
Barnea tha se arritjet e agjencive të spiunazhit kundër Iranit ishin “të paimagjinueshme”, me detaje publike që tregonin se ata ishin të përfshirë në vrasjen e shefave të lartë ushtarakë iranianë, shkencëtarëve bërthamorë, në hedhjen në erë të objekteve bërthamore, objekteve të dronëve dhe objekteve të raketave balistike.
Në një zbulim tronditës, Mossad-i ka pranuar se kishte qindra agjentë brenda Iranit në kulmin e operacioneve të tij, të cilat e lanë regjimin në baltë që nga fillimi i luftës.
Ai tha se Mossad-i kishte punuar për muaj e vite “për të bërë të gjitha veprimet e duhura për të arritur në momentin e duhur… Ne e kuptuam seriozitetin e situatës”.
Barnea gjithashtu falënderoi inteligjencën e IDF-së, Shefin e IDF-së, Gjeneral-Lejtnant Eyal Zamir dhe CIA-n për bashkëpunimin e tyre të paçmuar gjatë operacionit.
Ai më pas u kthye për të diskutuar frontin e Gazës, duke theksuar se Mossad-i është i përkushtuar për të kthyer të 50 pengjet, 20 prej të cilëve mbeten gjallë. Më parë, kishte dy pengje, statusi i të cilëve ishte i panjohur.

