Connect with us

Bota

E para që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022/ Putin dhe Macron zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin francez Emmanuel Macron të martën. Kjo është hera e parë që të dy liderët kanë folur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022. Macron ishte një nga bashkëbiseduesit e rregullt të Putinit para shpërthimit të luftës.

Raportohet se të dy udhëheqësit diskutuan për Iranin dhe Izraelin, sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, por edhe atë ukrainase, me Kremlinin që theksoi se lufta është rezultat i politikës perëndimore.

“Putini kujtoi se konflikti ukrainas është një pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të shteteve perëndimore , të cilat për shumë vite injoruan interesat e sigurisë së Rusisë, krijuan një bazë anti-ruse në Ukrainë dhe toleruan shkeljet e të drejtave të banorëve rusishtfolës”, raporton Kremlini.

Vendet perëndimore, siç shtoi presidenti rus, po ndjekin një politikë që zgjat luftën dhe furnizon regjimin e Kievit me armë moderne. Ai theksoi gjithashtu se zgjidhja në Ukrainë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të eliminojë shkaqet rrënjësore dhe të bazohet në realitetet në terren.

Përveç kësaj, udhëheqësi rus konfirmoi qasjet themelore ndaj marrëveshjeve të mundshme, të cilat duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe afatgjata, të parashikojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe të bazohen në realitete të reja territoriale.

Presidentët diskutuan gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme në kontekstin e konfliktit Iran-Izrael dhe sulmet e SHBA-së ndaj objekteve iraniane.  Ata vunë në dukje rëndësinë e respektimit të së drejtës së Iranit për përdorim paqësor të energjisë bërthamore dhe përmbushjes së detyrimeve të tij sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, duke përfshirë bashkëpunimin me IAEA-n.

Të dy presidentët mbështetën zgjidhjen e krizës mbi Iranin dhe konflikteve të tjera në rajon përmes diplomacisë . Ata ranë dakord të vazhdojnë kontaktet me qëllim koordinimin e mundshëm të qëndrimeve mbi zgjidhjen e Lindjes së Mesme dhe gjithashtu vunë në dukje përgjegjësinë e veçantë të Rusisë dhe Francës si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Ata më në fund ranë dakord të vazhdojnë kontaktet me njëri-tjetrin me qëllim koordinimin e mundshëm të qëndrimeve.

Advertisement