Connect with us

Sport

Kësaj here ndryshe, Chelsea vendos për Armando Brojën

Armando Broja e ka të sigurt largimin nga Chelsea këtë merkato verore. Megjithatë, edhe pse deri më tani ishte përfolur për një huazim të mundshëm, klubi londinez do të veprojë ndryshe.Prej disa vitesh Chelsea e ka huazuar Brojën në një tjetër ekip, por këtë merkato verore, gjithçka do të ndryshojë.Kjo për shkak se “Blutë e Londrës” duan ta largojnë përfundimisht 22-vjeçarin, i cili nuk është në planet e trajnerit Enzo Maresca.Pra, Broja do të mbyllë përfundimisht aventurën e tij me Chelsea këtë merkato. Vlen të përmendet se para disa javësh, Milan, Southampton dhe Leipzig kishin interes për shërbimet e shqiptarit, por ende nuk ka hapa konkretë.

Advertisement