Bota
Trump: Marrëveshja tregtare me Indinë mund të arrihet së shpejti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të arrijnë një marrëveshje tregtare me Indinë – që do t’i ndihmonte kompanitë amerikane të konkurronin në vendin e Azisë Jugore, tha sot presidenti amerikan, Donald Trump.“Gjithashtu, marrëveshja do të çojë në tarifa shumë më të ulëta”, shtoi Trump ndërsa hodhi dyshime mbi një marrëveshje të mundshme me Japoninë.Trump u shpreh para gazetarëve, në bordin e “Air Force One”, se besonte që India ishte gati të ulte barrierat për kompanitë amerikane, duke i hapur rrugën një marrëveshjeje që do të shmangte tarifën prej 26% – që ai shpalli më 2 prill – por që e pezulloi deri më 9 korrik.“Mendoj se India do ta bëjë këtë. Nëse e bën do të kemi një marrëveshje me tarifa më të ulëta, shumë më të ulëta”, theksoi ai.

