Connect with us

Kosova

Këmbët e mashtruesit/ BE-ja e nxjerrë zbuluar presidentin serb për pretendimet se…

Bashkimi Evropian ka përgenjështuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka pretenduar se ka zhvilluar një “bisedë të gjatë” me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një samiti të mbajtur para disa ditësh në Sevilla të Spanjës.

Zëdhënësi i KE-së, ka deklaruar për shtypin në Beograd se von der Leyen dhe Vuçiç janë takuar në mënyrë rastësore në sallonin e pritjes para darkës në Sevilla, në një hapësirë jozyrtare dhe pa ndonjë agjendë të përcaktuar paraprakisht.

“Presidentja von der Leyen pati bisedë të rastësishme dhe spontane me presidentin Vuçiç në sallonin e pritjes para darkës zyrtare në Sevilla”, ka thënë zëdhënësi i KE-së, duke iu përgjigjur pyetjes për deklaratën e Vuçiçit rreth takimit me von der Leyen.

Ndryshe, mediat pro-Vuçiçit kanë raportuar të hënën se presidenti serb nga Sevilla ka theksuar se ka pasur “bisedë të gjatë” me von der Leyen, që sipas tij, ka zgjatur rreth 30 minuta. Megjithatë, zyrtari i KE -së ka shtuar se ky nuk ishte takim zyrtar dypalësh.

 

 

Advertisement