Connect with us

Bota

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, plagosen disa persona

Disa persona u plagosën në një sulm me thikë të enjten në qendër të Tampere-s, Finlandë, pranë një qendre tregtare.  Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të pasdites.

Nuk është e qartë se sa njerëz janë plagosur ose cila është gjendja e tyre shëndetësore.  Një dëshmitar okular i tha medias finlandeze se pa kalimtarë duke u dhënë ndihmën e parë dy personave të shtrirë përtokë, e cila ishte e mbuluar me gjak.

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar që besohet të jetë sulmuesi dukke deklaruar se nuk ka më rrezik për publikun.  Motivet e sulmuesit janë aktualisht të panjohura.

Advertisement