Bota
Sanders godet Trump dhe Biden: Futën në Shtëpinë e Bardhë një kriminel lufte

Senatori amerikan Bernie Sanders ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.
“Sot, një kriminel lufte i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale do të mirëpritet në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi Sanders.
Ai akuzoi si presidentin Donald Trump, ashtu edhe ish-presidentin Joe Biden, se kanë ndihmuar dhe mbështetur qeverinë ekstreme të Netanyahut, e cila, sipas tij, “ka vrarë dhe uritur sistematikisht civilët në Gaza”.
“Është një ditë e turpshme për Amerikën”, shtoi ai.

