Connect with us

Aktualitet

Humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga, lëndohet 35-vjeçari në Vlorë

Sot, rreth orës 12:40, në aksin rrugor Vlorë–Qeparo, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Drashovicës”, shtetasi A. Q., 35 vjeç, banues në Selenicë, duke drejtuar automjetin tip Fiat, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka ngelur i dëmtuar. 35-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Advertisement