Kosova
“Drejtësi për Agonin”/ Vrasje nga pakujdesia apo diçka më shumë? Mbahet sot protestë paqësore në Lipjan

Sot në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.
Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut.
Në orët e para të 7 korrikut, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit.
Lidhur me vdekjen e tij janë arrestuar dhe ndaluar pesë zyrtarë policorë, ndaj të cilëve peshon vepra penale ‘vrasje nga pakujdesia’.

