Connect with us

Kosova

BE paralajmëron Serbinë e Kosovën: Mos i vendosni ambasadat në Jeruzalem

Shefi i diplomacisë së BE-së dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të mos i vendosin ambasadat e tyre në Jeruzalem dhe të veprojnë në përputhje me angazhimin e BE-së.

“Pozicioni i gjatë i BE-së është se negociatat duhet të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur statusin e Jeruzalemit si kryeqyteti i ardhshëm i të dy vendeve dhe se aspiratat e të dy palëve duhet të përmbushen”, tha Borrell, duke shtuar se çështja e Jeruzalemit është një çështje e statusit përfundimtar”, ka theksuar Borell.

Më tej, sipas Kosovo Insights, kryediplomati i BE deklaroi se “Në përputhje me Rezolutën 478 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1980, e cila u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së të transferojnë ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, si dhe Delegacioni i BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”.

Dy udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Hoti dhe Vuccicc ranë dakord për të zhvendosur ambasadat në Jeruzalem pas marrëveshjes së firmosën në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit amerikan Donal Trump.

Ata zotoheshin që të hapnin ambasadat, ndërsa Izraeli në këmbim do të njihte pavarësinë e Kosovës. Ndaj kësaj lëvizjeve, pra të cceljes së ambasadave ka dalë kundër BE-ja.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *