Connect with us

Politike

“Kërkoj ndërprerjen e terrorit në Theth”/ Berisha deklaratë: Përgëzoj banorët për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia.  Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me kërkesa konkrete për Qeverinë.

“Dënoj me forcën më të madhe aktet e terrorit shtetëror, krimit shtetëror të kryer ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori. Dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura, të premtuara se do legalizohen nga Edi Rama”-u shpreh Berisha.Refuzon çdo vendim të orëve të fundit të Edi Ramës,  por  kryebashkiakët e djathtë i sheh të ulen me kundërshtarin politik   pa asnjë  hezitim. Por,  për Berishën  të zgjedhurit e tij shkojnë ne takimet e  Kryeministrit   me një mision.

 “Unë i përgëzoj ata për kundërshtimet që i bënë. Mediat kanë dhënë kryetarin e bashkisë Kavajë, duke ja thënë në sy, se atë urdhër nuk e zbatoj, për shkarkimet dhe të tjera, së pari. … Në fakt përballë kryeministrit ja ktheu. I tha përballë, demokrat jam unë. Kurse ajo tjetra jo. Pra i përpoq ta fyente me demokrat”.Berisha është i bindur se ka gjetur arsyet e nisjes se shembjeve ne Theth.

 “Çdo gjë bëhet për të mbuluar funeralin elektoral të 11 Majit apo farsën elektorale të 11 Majit 2025. Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në sepse nuk na dorëzohen dokumentet e dorëzimit të votave nga qytetari tek DHL-ja dorëzim që bëhet me firmë. Domethënë votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS, nuk ka diskutim ajo.”Kryedemorkati  bëri me dije se nuk ka në plan të thërrasë në zyrën e tij kryebashkiakët demokrat ndërsa pret qe Këshilli i Evropës dhe Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale  te reagoje pozitivisht  pas letrës ankese që shoqata e te zgjedhurve vendore iu ka dërguar.

Advertisement