Bota
Aksident i rëndë në Japoni, dy viktima dhe…

JAPONI- Dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u lënduan si pasojë e përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në prefekturën Tokushima në Japoninë perëndimore, tha policia lokale.
Pas përplasjes, e cila ndodhi rreth orës 12:30 sipas orës lokale, autobusi u përfshi nga flakët, raporton agjencia Kyodo.
Sipas policisë, pesë pasagjerë të autobusit u plagosën rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta.

